“Nëse produkti juaj vlen 5 lekë, atëherë shiteni 6 lekë dhe investojeni 1 lekëshin në marketing”
Sadi Ikonomi
SCS Group u krijua në Shkurt të vitit 2013, me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë kompanive të ndryshme me zgjidhje të zgjuara. Themeluesi I saj, Sadi Ikonomi, në atë kohë student në degën e arkitekturës e ideoi mbi dy themele shumë të forta si: Korrektësia dhe Cilësia. Biznesi jonë i parë ka qënë riparim, shitje dhe blerje paletash të përdoruara në tregun e brëndshëm. Më pas filluam me eksportin dhe kështu shumë kompani na besuan në nevojat e tyre. Më pas ne na u besua riparimi I cadrave promocionale nga CCBS dhe duke parë korrektësinë dhe cilesinë e punës tonë, Suman na besoi përfaqësimin e produkteve të tyre për tregun Shqipëtar. Sot ne kemi një listë shumë presigjoze klientësh të cilët janë shumë të kënaqur nga bashkëpunimet tona të mëparshme dhe na besojnë gjithmonë projektet e tyre. Misioni jonë është t’u ardhur në ndihmë nevojave në fushën e marketingut dhe jo vetëm kompanive të ndryshme, kryesisht atyre në fushën e prodhimit dhe të tregetimit të pijeve. Akronimi “SCS” qëndron për Smart Company Solutions që në shqip do të thotë “Zgjidhje të Zgjuara për një Kompani të Zgjuar”. Për këtë gjë ne mundohemi cdo ditë duke sjellë risi në tregun shqiptar në fushën e marketingut në mënyrë që ju të keni një imazh sa më të mirë tek konsumatori juaj. Ne ju sigurojmë që produktet tona flasin, kështu që lërini ato të flasin për ju.
SCS Group është kompania përfaqësuese zyrtare prej 3 vitesh e Suman d.o.o e bazuar në Bosnjë Hercegovinë. Suman ka nisur me prodhimin e cadrave të diellit që në vitin 1992 dhe që atëherë vazhdon të investojnë në njohuri, cilësi dhe teknologji bashkohore në mënyrë që produkti i ofruar të jetë më I miri në treg. Sot Suman ka një fabrikë me sipërfaqe 20’000 m^2 dhe numëron më shumë se 100 punëtorë duke i ofruar shërbime një listë shumë prestigjoze klientësh. Rreth 65% e prodhimit të Suman eksportohet për në Gjermani, Francë, Izrael, Lituani, Sloveni, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, duke bërë kështu që cilësia e produkteve tona të jetë maksimale.
Ne, të mbeshtetur nga Suman, jemi lider në tregun Shqipëtar për shumë vite në fushën e Cadrave Profesionale për Promocion me plot 7000 copë të shitura vetëm në tregun Shqipëtar për vitin 2016 dhe vazhdojmë akoma të rritemi. SCS Group ofron:
Mbulim të përhershëm shërbimesh në Shqipëri
Garanci për produktet tona
Mirëmbajtje dhe servis
Mundësi për ndërrimin e të vjetres me të re
Dorëzim të shpejtë
Fleksibilitet në dërgesa
“Nëse do të ngelesha me vetëm 100’000$ në bankë, me 30’000$ do të krijoja një biznes të vogël, ndërsa me 70’000$ e mbetura do të bëja publicitet për biznesin tim!”
Donald J. Trump